Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Shërohet futbollisti shqiptar i infektuar me COVID-19 (EMRI)

Valdrin Mustafa duket se tashmë ka kaluar me sukses njërën nga sfidat më të vështira në jetë, atë me koronavirusin. Futbollisti shqiptar, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës U-21, ishte i infektuar me virusin që po tmerron gjithë botën, por mosha e re dhe imuniteti i tij i fortë e ka ndihmuar ta kalojë atë.

Sulmuesi i talentuar ka bërë testin e parë, i cili ka dalë negativ. Për siguri maksimale, ai do të bëjë edhe një test të dytë.

“Të dashur miq. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale.

Related posts

REALIZOI NJË PERLË E VËRTETË/ Ish-Interisti shënon golin e javës në Copa Libertadores (VIDEO)

Delo.autor

Tottenham kërkon shumën marramendëse nga Real për të lënë të lirë Eriksen

Sadik.Autor

DËSHTIMI ME VLERË 70 MILIONË EURO/ Ja vendimi që merr Milan për Piatek dhe Paqueta

Delo.autor

Leave a Comment