Futboll Sport

OBJEKTIVI KRYESOR PËR KINEZIN YIFANG/ Wilfried Zahas i ofrohen 12 milionë euro në vit për të luajtur jashtë Europës

Wilfried Zaha i është ofruar një rrogë vjetore 12 mln euro për të luajtur në Kinë duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Sulmuesi i Crystal Palace është objektivi kryesor i kinezëve Dalian Yifang, që janë gati të bëjnë lojtarin nga Bregu i Fildishtë  një nga më të paguarit në botë.

Ata kanë propozuar t’i japin 48 mln euro në katër vite.

Zaha mund të fitojë edhe 3 mln euro më shumë në vit nëse aktivizon bonuset e propozuar në kontratë. Ai gjithashtu do të lejohet të udhëtojë lirisht në klasin e parë sa herë që do të kërkojë të rikthehet në Angli.

Oferta është tri herë më e mirë se ajo që ai merr aktualisht te Palace, që është 150,000 euro në javë.

Por me shumë mundësi Shqiponjat nuk do ta pranojnë ofertën e klubit kinez pasi e shohin si të pazëvendësueshëm sulmuesin 26-vjeçar.

Related posts

LEGJENDA E “DJAJVE”: “Mourinho nuk bën, ja kush duhet të drejtojë Man United”

Isa.Autor

FITOI KAMPIONATIN BRAZILIAN ME FLAMENGON/ Gabigol i “shkel” syrin Spanjës: Jam gati të lë shenjë në…

Delo.autor

ORGANIZATA PËR LOJTARËT ITALIAN AIC/ Kjo është skuadra më e mirë në Serie A për sezonin 2017-18…

Isa.Autor

Leave a Comment