Futboll Sport

“TË GJITHË BASHKË MUND TA BËJMË BOTËN MË TË MIRË”/ Klubi grek nis mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë (FOTO)

Situata e vështirë në Shqipëri nga tërmetet, e cila ka sjellë viktima dhe probleme të shumta, ka prekur botën e futbollit brenda dhe jashtë vendit.

Lazio ditën e djeshme njoftoi mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga tërmeti, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe një klub tjetër ditën e sotme. Klubi grek i PAOK, ka dalë në mbështetje të personave të prekur në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi grek njofton se ka marrë një nismë për të mbledhur ndihma, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë. “Le të bëhemi të gjithë bashkë për të mbështetur nismën për mbledhjen ndihmave, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Të gjithë bashkë mund ta bëjmë botën pak më të mirë.”, shkruan klubi grek.

Related posts

PLAS “BOMBËN E MADHE”/ Ish-drejtori i bavarezëve: Bayern po përgatitet për Haaland

Delo.autor

MotoGP/ Lorenzo te Yamaha? Rossi e ka përgjigjen

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Klubi i Serisë A godet në merkato, arrin akordin me lojtarin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment