Futboll Shqipëri Sport

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Nga Ceferin tek De Biasi, mbështetje nga Europa për tragjedinë e tërmetit

Vazhdon solidarizimet për Shqipërinë në këtë ditë tragjike, ku disa persona humbën jetën për shkak të lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, presidenti Armand Duka, bën me dije se ka marrë telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, Zv.Presidenti Sandor Sanai, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina, ish-trajnerët De Biazi, Panuçi, etj.

rama ceferin

POSTIMI I DUKËS:

Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panucci, Reja e shumë miq të tjerë.

Biseda vëllazërore lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti pata edhe me homologët e mi, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, të cilët shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre. Mirënjohje!

Panuci

Related posts

U PEZULLUA NË DISFATËN NDAJ “BLUVE TË LONDRËS/ Tottenham apelon kartonin e kuq të Son, ja kush e konfirmon

Delo.autor

PLAS SHERRI MES DY PILOTËVE TË MOTO GP/ Flet Jorge Lorenzo: Më mbështet armiku dhe kritikon…

Delo.autor

KAPITEN I ARSENAL MES POLEMIKASH/ Xhaka thyen heshtjen dhe zbulon formulën

Delo.autor

Leave a Comment