Futboll Kategoria Superiore Sport

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Klubi i Tiranës hap kamp afër stadiumit: Strehim, ushqim, ujë dhe…

Klubi i futbollit Tirana ka bërë të ditur se do ta hapë një minikamp në fushën sportive afër stadiumit Selman Stermasi për t’iu ofruar strehim, ushqim, ujë dhe asistencë mjekësore falas të gjithë të prekurve nga tërmetet në Shqipëri.

Gjatë ditës së marte, 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.

Këto lëkundje kanë shkaktuar panik në mesin e qytetarëve. Për t’u ndihmuar atyre, KF Tirana ka bërë të ditur se do ta hapë një minikamp për qytetarët prej orës 19:30.

“Në ndihmë të familjeve të rrezikuara, qytetarëve të përfshirë nga paniku dhe personave në nevoje, KF Tirana do të hapë një minikamp në fushën sportive pranë stadiumit “Selman Stermasi”, për të suportuar çdo nevojë në orët e ardhshme”, shkruhet në postimin e KF Tiranës.

Prej orës 19:30, ftojmë të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj nisme humanitare duke dhuruar çdo gjë që munden: Strehim falas, Ushqim falas, Ujë falas, Asistencë mjekësore falas. Për çdo kontribut vullnetar kontaktoni në numrin e telefonit: 0693533368”.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit.

Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atletico Madrid-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

“ËNDRRA U BË REALITET”/ Bajrami jep mesazhin e parë si “kuqezi”: Betohem se do të jap shpirtin e zemrën në fushë

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus “fut” hundët mes PSG-së e Inter, synon “bomberin”…

Delo.autor

Leave a Comment