Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë sportdashësit se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që ka krijuar tërmeti në vendin tonë, turneu i përvitshëm mbarëkombëtar, Kupa “Pavarësia”, do të zhvendoset në një datë të re.

Ky është edicioni i 11-të i këtij turneu, ku vlen të përmendim që trofeun, vitin e shkuar e fitoi skuadra e Strugës, në finalen e zhvilluar po në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës, ku ishte parashikuar të zhvillohej edhe në datën 28 nëntor 2019.

FFFF