Futboll Seria A Sport

KLUBI I LAZIOS NË MBËSHTETJE TËSHQIPËRISË/ Italianët nisin mbledhjen e fondeve për familjet e prekura

Gjendja e keqe nga tërmetet në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të mëdha të futbollit, siç janë edhe italianët e Lacios.

Këta të fundit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, kanë shprehur solidaritetin e tyre për gjendjen aktule në Shqipëri.

Gjithashtu Lacio ka hapur edhe një numër llogarie, teksa me fondet që do të mblidhen aty, ata do të ndihmojnë familjet në nevojë në vendin tonë. “Mbrëmë një tërmet i fortë goditi Shqipërinë. Dhimbja nuk ka fjalë. Është e nevojshme të mbështetet ky popull dhe familjet e prekura.

Duke shprehur dhimbjen tonë për këtë fatkeqësi, klubi raporton IBAN-in e mëposhtëm për të bërë dhurime për popullin shqiptar të prekur nga tërmeti. IBAN: AL2212110160000000000300003.”, shkruan klubi italian.

Related posts

SERIA A/ Mërzitet tek Interi, mbrojtësi kërkon largimin në janar

Q.Autor

Botërori në prag, vonesa në stadiumin e Samarës

Sadik.Autor

DRAMË NË CHAMPIONS/ Shakhtari trondit “Los Blancos”, spanjollët zgjohen me vonesë

Delo.autor

Leave a Comment