Bundesliga Futboll Sport

TRIUMFOJNË ME “PORKER” NË KLASIKE/ Kampionët e Gjermanisë “shkatërrojnë” Dortmundin, Levandovski hyn në histori

Bajerni ka shkatërruar me shifrat 4-0 Dortmundin ditën e sotme, në atë që quhet edhe klasikja e futbollit gjerman.

Bavarezët e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos i lejuar shumë mundësi shënimi verdhezinjve.

Ishte Robert Levandovski i cili në minutën e 17’, shënoi me kokë pas një krosimi të marrë nga Pavrad, duke çuar në festë stadiumin “Allianz Arena”. Polaku shënoi përsëri në minutën e 76’, duke u futur kështu në histori të Bundesligës, si lojtari i parë që shënon 11 ndeshje radhazi.

Ndërkohë dy golat e tjerë u shënuan nga Gnabri në minutën e 47’, dhe Tiago Alkantara në minutën e 80’. Pas kësaj ndeshje Bajerni renditet në vendin e 3-të me 21 pikë, ndërsa Dortmundi renditet në vendin e 5-të me dy pikë më pak se bavarezët.

Për më shumë shikoni videon me rastet dhe golat e ndeshjes:

Related posts

Ronaldo më pranë Italisë, ja kush është “aleati” i Juventusit për transferimin e portugezit

Isa.Autor

JUVENTUS- MILAN/ Douglas Costa shënon golin e dytë

Sadik.Autor

DALIN FAKTE TRONDITËSE/ Zbardhen shkaqet e vdekjes së Astorit, dy mjekë hetohen për…

Isa.Autor

Leave a Comment