Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR BRESCIA/ Ja sa kohë do t’i duhet mbrojtësit shqiptar për tu rikuperuar

Talenti shqiptar Marash Kumbulla, u detyrua të largohet nga fusha e lojës ditën e dielë, në ndeshjen e Veronës ndaj Breshës, për shkak të një dëmtimi.

Pas rezultateve të dalë sot, është bërë me dije që lojtari ka pësuar një dëmtim në kofshë, më saktë një tendosje të shkallës së parë. Për shkak të kësaj, 19-vjeçari pritet të mungojë rreth 15 deri 20 ditë.

Si pasojë e kësaj shqiptari do të humbasë ndeshjen ndaj Interit që Verona do të luajë këtë fundjave, por ndoshta edhe në ndeshjen me Fiorentnën në 24 nëntor. Kumbulla do të jetë rikuperuar plotësisht për ndeshjen ndaj Romës, në 1 dhjetor.

Shqiptari është një nga lojtarët më të mirë te Verona, në këtë fillim sezoni ku së bashku me Rrahmanin janë një nga dyshet me të mira të mbrojtjes në Serinë A.

Related posts

MARRËVESHJA JUVENTUS-INTER/ Shkëmbim dhe befasi e dyfishtë në merkato

Delo.autor

Valencia i “vjedh” talentin Lyonit!

Sadik.Autor

ROBEN MES SURPRIZASH/ Ja kë zgjedh si trajnerin më të mirë që ka punuar (FOTO)

F.autor

Leave a Comment