Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Franca mban “arkitektin” e triumfit dhe thyen rekord

Franca ka blinduar deri në vitin 2022 arkitektin e triumfit, Didier Deschamps, i cili ka rinovuar zyrtarisht deri në vitin 2022, duke përfshirë pra edhe Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar.

Trajneri francez, që ishte edhe në Shqipëri, në “Air Albania” për sfidën ndaj kuqezinjve, të fituar 2-0, duke u renditur i pari i grupit eliminator në Euro 2020, do të vazhdojë me projektin e tij.

Deschamps e mori Francën në vitin 2012 dhe do të skadojë në vitin 2022, nëse nuk e shkarkojnë. Pra, bëhet fjalë për 10 vite në stol, duke kaluar rekordin e Michel Hidalgo, që ka qëndruar 8 vite e 6 muaj te Franca.

Deschamps ka fituar një Botëror me Francën, në vitin 2018, ndërsa në Euro 2016 humbi finalen ndaj Portugalisë në Europian.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ GJERMANISË/ Tajneri Santos: Ishte një fitore e ndershme për ta, ju tregoj çfarë na tronditi

Delo.autor

Avellino i largohet fundit, Perugia humb shansin e artë

Sadik.Autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Ronaldo PRANON që Kathryn i ka thënë jo, dhe se ai i ka kërkuar FALJE pas marrëdhënieve intime

Isa.Autor

Leave a Comment