Futboll Premier League

“Carabao Cup”/ Pep kërkon trofeun e parë me City: Dikur kam dashur të luaja për Wenger

Pak orë para finales së “Carabao Cup” që luhet sot në stadiumin “Wembley” mes Manchester City dhe Arsenal, trajneri i “qytetarëve” Pep Guardiola ka rrëfyer se kur ka qenë futbollist, ka dëshiruar që të luante për “topçinjtë”, që ashtu si sot, drejtoheshin nga Arsene Wenger. “E kam telefonuar Arsene për një intervistë dhe ai më ftoi në shtëpinë e tij. Aty i kam thënë se kisha dëshirë që të luaja tek Arsenali dhe se mund ta ndihmoja skuadrën e tij. Ndoshta mund të duket pak arrogante, por ai më tha se ka një ekip dhe se nuk do të gjeja hapësira për të luajtur aty. Unë e kuptoj totalisht atë që më tha, por personalisht kisha patur dëshirë që të luajë për atë. Thjesht nuk ishte e mundur, tashmë për mua nuk ka asnjë problem”, tha Guardiola.

Sot, filozofia drejtuese e Guardiola është krahasuar shpesh me atë të Wenger, ndaj trajneri i Manchester City, shprehet: “Ai pëlqen çdo lloj futbollisti, që ka cilësi në fushë dhe luan mirë me topin dhe kjo është gjëja që më pëlqen më shumë tek ai. Nëse njerëzit thonë se ne luajmë ashtu si Arsenali i tij, mua më pëlqen kjo gjë”, tha trajneri spanjoll. Skuadra e Manchester City konsiderohet favorite në finalen e sotme dhe Guardiola shpreson të sjellë një trofe në klubin e tij pas dy vitesh agjërim. “Kjo finale është e rëndësishme për mua dhe për klubin, por edhe për lojtarët e fansat. Unë nuk jam i vetëm në këtë takim, ne do të luajmë si skuadër. Kjo është finale dhe do ta luajmë si të tillë, për ta fituar atë, këtu nuk ka favoritë”, u shpreh trajneri Pep Guardiola, që nuk ka fituar asnjë trofe me Manchester City.

Related posts

LAZIO-ROMA/ U mbyll barazim në “PAQE”, ja nota e Strakoshës në derbi (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Man United i jep dritë jeshile Mourinhos për blerjen e yllit të Tottenham

Isa.Autor

Eleminoi BARCELONËN nga Champions League, lojtari i ROMËS vendos për të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment