Futboll Sport

“U VËRSHËLLYE NGA TIFOZËT”/ Valverde nuk shqetësohet: Duhet ndryshuar situata!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk e ka problem të fishkëllehet nga tifozët në “Camp Nou”, por u bëri thirrje lojtarëve të tij të reagojnë pas barazimit pa gola me Slavia Prague në Champions League.

Barcelona dështoi t’i kthehet ecurisë së fitoreve pas disfatës me rezultatin 3-1 në fundjavë kundër Levantes, duke bërë kështu që të shtohet presioni mbi trajnerin Ernesto Valverde.

“Në fundjavë ne humbëm kundër Levantes por edhe në Champions nuk morëm më shumë se një barazim. Kjo situatë ka shtuar presionin mbi skuadrën dhe për mua. Mendoj se ka ardhur koha të përgjigjemi dhe të ndryshojmë këtë situatë duke u rikthyer tek fitorja. Në futboll, gjithçka ndodh shumë shpejt”, tha Valverde.

Kur u pyet për reagimin e tifozëve të Barcelonës në fund të ndeshjes, ai shtoi: “Është në rregull të jesh kërkues ndaj skuadrës”.

Pavarësisht barazimit, Barcelona kryeson Grupin F me 8 pikë të grumbulluara, një më shumë se Dortmundi i vendit të dytë dhe +4 nga Interi.

Related posts

Mourinho, aprovon transferimin e Martialit te skuadra e Serie A

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI I PRANISHËM NË FUTBOLL/ Klubi gjerman konfirmon një futbollist pozitiv me covid-19

Delo.autor

Inter: Milan Skriniar nuk është në shitje

Sadik.Autor

Leave a Comment