Futboll Premier League Sport

VAN DIJK SUPRIZON TIFOZIN E LIVERPOOL/ I shkon atij te puna dhe e merr në qendrën stërvitore (VIDEO)

Virxhil Van Dajk njihet si një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij, por njeri i tillë holandezi shfaqet edhe jashtë fushave të blerta.

Së fundmi mbrojtësi ka surprizuar një tifoz të çmendur të Liverpulit, i cili ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së tij.

Një tifoz i Liverpulit i dërgoi një letër 28-vjeçarit duke i kërkuar të takonte vëllain e tij, i cili ishte i çmendur pas Liverpulit. Menjëherë sapo mori letrën holandezi vendosi të surprizonte tifozin David, duke i bërë atij një surprizë të paharrueshme.

Pas kësaj Van Dajk e mori atë në qendrën stërvitore të ekipit, duke e prezantuar me Klopin dhe lojtarët e tjerë të ekipit. Një ditë kjo shumë e veçantë për tifozin, i cili nuk po iu besonte syve për atë që po ndodhte.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Trajneri Martini: Na mungon rezultati pozitiv, prandaj….

Delo.autor

LAJM I TRISHTË TEK PARTIZANI/ Ndahet nga jeta tifozi i vogël i të kuqve, pas 3 muajsh në koma (FOTO)

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH? Anëtari i familjes që ka në pronësi PSG-në poston foto të Messit e Ronaldos me fanellën e klubit francez

F.autor

Leave a Comment