Futboll Sport

VAZHDON TË JETË I NJËJTI PERSON/ Gareth Bale irriton sërish ultrasit, “sulmohet” nga tifozët

Bale vazhdon të jetë i njëjti person dhe nuk do t’ia di për kritikat.

Uellsiani ka irrituar sërish tifozët dhe të gjithë në Madrid.

Në ndeshjen me Galatasaray në “Santiago Bernabeu” në Champions League, Gareth Bale ashtu si ditë më parë, u largua nga stadiumi më herët.

Duke mos u interesuar çfarë po ndodh në “Bernabeu”, ai iku nga stadiumi në minutën e 81-të, këtë nuk e pritën mirë fansat që e kritikuan derisa dëgjohen duke thënë ‘shko dhe luaj golf…”.

Ndryshe nga Bale, kësaj radhe James Rodriguez nuk është larguar më herët, ai ka zbritur në dhomën e zhveshjes dhe ka përgëzuar shokët për fitoren 6-0 kundër Galatasaray.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Vinicius Junior.

Sido që të jetë, Bale ka shkuar edhe më larg se kaq.

Pa asnjë stërvitje dhe i dëmtuar, ai ka marrë ftesë nga Uellsi dhe siç ka zbuluar trajneri, Rayan Giggs, Bale i ka thënë se po punon që të luajë me Kombëtaren e tij pas pak ditësh.

Për këtë, uellsiani ka marrë shumë kritika, për mos përkushtim në Madrid pasi nuk luan që nga dëmtimi me Uellsin në tetor dhe dita ditës po vërtetohet se Bale po luan sezonin e fundit në Madrid – ai do të shitet gjatë verës, nëse jo në janar.

Related posts

Nis ndeshja në Shkodër, Vllaznia përballë Flamurtarit me detyrim fitoren

Q.Autor

E BUJSHME/ Hysaj drejt kalimit në kampionatin turk, ja skuadra që kërkon mbrojtësin shqiptar…

Delo.autor

“AVENTURA E FUTBOLLISTIT QË…”/ Panucci e NGELI në klasë, shqiptari braktis Greqinë për Suedinë! (FOTO)

F.autor

Leave a Comment