Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA TRIUMFON NË MIQËSORE/ Shkodranët mposhtin Besëlidhjen dhe ruajnë formën e tyre

Vllaznia ka arritur të fitoj me rezultatin 2-0, miqësoren e luajtur ditën e sotme, ndaj Besëlidhjes në Lezhë.

Kjo miqësore është zhvilluar me qëllim që skuadrat të ruajnë formë e tyre, pas ndërprerjes së kampionateve, për shkak të tërmetit që goditi vendin në mëngjesin e 26 nëntorit.

Ekipi shkodran ka shënuar nga një gol në çdo pjesë dhe kështu ka triumfuar ndaj Besëlidhjes.

Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 37-të me anë të Shtubinës, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Ndërkaq në të dytën ishte Pusi ai që shënoi golin që vulosi rezultatin për ekipin e tij në minutën e 80-të të kësaj sfide.

Related posts

SFIDON “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Portieri Neuer: Nuk kam frikë nga portugezi për një arsye…

Delo.autor

KOHË KAMPIONATESH/ Trajneri Pirlo: Mbaroi koha e përshtatjes, ja çfarë dua të shoh tek djemtë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i Seria A ndryshon pronar, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

Leave a Comment