Futboll Seria A Sport

U LARGUA NG INTER NË MERAKTON E VERËS/ Nainggolan merr çmimin e rëndësishëm me Cagliarin

Raxha Naingolan u largua nga Interi në merkaton e verës, për shkak se nuk ishte në planet e drejtuesve.

Belgu u huazua te Kaljari, ku tashmë ka gjetur formën e dikurshme paraqitje të shkëlqyera, diçka që nuk e tregoi te zikaltërit.

Klubi nga Sardenja është një nga surprizat më të mëdha në Serinë A deri tani, teksa renditen në vendin e 4-t.

Një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi është pikërisht Naingolan, i cili ka qenë vendimtar me golat dhe asistet e tij. Për këtë futbollisti ka marrë edhe çmimin si lojtari më i mirë i muajit nëntor.

Nëpërmjet faqes zyrtare, Serie A njofton se çmimin “Lojtari i Muajit” për nëntorin, e fiton Naingolan për shkak të formës së shkëlqyer që ka treguar me Kaljarin.

Related posts

Mandzukic pranë largimit, tek Juventusi po kërkojnë sulmues

Sadik.Autor

Ylli i “BBC” sulmon Dybala: Fantastik, por i papërgjegjshëm

Q.Autor

“El Clasico”/ Barcelona 2:2 Real Madrid, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment