Futboll Sport

Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në përurimin e stadiumit të ri

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, ku djemtë e kombëtares do të ndeshen me skuadrën franceze, kampione e botës në fuqi.

Burime për Anabel zbulojnë se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit.

Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Më pas, në skenë do të ngjitet Flori Mumajesi, që do të prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti” pa Elvana Gjatën.

Kënga e tretë në radhë është “Xhamadani vija vija”, interpretuar nga zëri i fuqishëm i Aurela Gaçes.

Përsa i përket himneve kombëtare, “Himni i flamurit” do të këndohet nga Juliana Pasha, një nga vokalet më të jashtëzakonshëm të muzikës shqiptare, ndërsa për “La Marseillaise”, në skenë do të ngjitet Besa Kokëdhima, e cila ka studiuar dhe jetuar në Francë.

Ceremonia e përurimit të stadiumit Arena Kombëtare fillon të dielën, në orën 20:30, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë.

Related posts

Nga elita në Zvicër te Kombëtarja shqiptare, 2018-a ‘e artë’ për Bujar Likën

Q.Autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Juventus bëhet me DV7, Vlahovic mund të marrë numrin e Ronaldos

Delo.autor

CHAMPIONS/ REALI rimerr kreun me goleadë, BAYERN bën detyrën me AEK-un

Isa.Autor

Leave a Comment