Futboll Sport

ZBULOHEN PRAPASKANAT/ Ja çfarë u tha Klopp futbollistëve pas humbjes 3-0 ndaj Barcelonës

Sadio Mane, në një intervistë për “France Football”, ka zbuluar fjalët që tha Jurgen Klopp pasi Liverpool humbi me rezultatin 3-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, sezonin e kaluar.

“Klopp ndonjëherë të habit. Sezonin e kaluar, kur u mundëm 3-0 në Spanjë ndaj Barcelonës, erdhi dhe na tha: “Përshëndetje, çuna! Kam një lajm të mirë për ju.

Barcelona është ekip që luan futboll dhe neve na pëlqejnë këto skuadra. Keni për ta parë që do të shkojmë në finale”. Ne ngelëm pa fjalë, por ishte gjëja më e mirë për të thënë në atë moment sepse na hoqi presionin”, kujton Mane.

Liverpool e fitoi ndeshjen e kthimit në Angli ndaj katalanasve me rezultatin 4-0, duke shkuar në finalen e Champions, të cilën e fitoi ndaj Tottenham me rezultatin 2-0.

Më tej, sulmuesi senegalez theksoi se Klopp është si një baba për futbollistët: “Është babai i skuadrës. E duam si baba dhe e kemi frikë si baba. Është njeri i mrekullueshëm. Unë dhe të gjithë lojtarët kemi besim të verbër tek ai”.

Related posts

PIRATERIA NË SERIA A/ De Siervo: Problemi më i madh në futbollin italian, ne duhet të…

Isa.Autor

“LUFTA” PËR KUALIFIKIMIN NË CHAMPIONS/ Dopieta e Caicedos mban Lazion në lojë për vendin e katërt

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Bardheblutë zhbllokojnë sfidën. Hasani nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë

Delo.autor

Leave a Comment