Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS/ Rrëfehet sulmuesi brazilian: Milani më kërkoinë ekip, madje ata ofruan…

Sulmuesi brazilian Taison, u lidh disa herë me një kalim të mundshëm te Milani në merkaton e verës, por një marrëveshje nuk u arrit asnjëherë.

Së fundmi futbollisti është prekur nga koret raciste në Ukrainë, ku aktivizohet me Shaktar Donjetskun. Pikërisht kjo e ka mërzitur shumë lojtarin, i cili tashmë ka filluar të mendojë largimin seriozisht në merkaton e janarit. Taison ka dhënë një intervistë së fundmi, ku e pranon se Milani ishte shumë i interesuar për të firmosur me të.

“Pas ndodhive të fundit që ndodhën, unë kam filluar të mendoj seriozisht largimin nga ky kampionat. Mendoj se është koha të largohem nga Shaktari, dhe të kaloj në një skuadër ku të ndihem përsëri i lumtur.

Milani më kërkoi në merkaton e verës, madje ata ofruan edhe 30 milionë euro për të nënshkruar me mua. Megjithatë ishin drejtuesit ata që vendosën, dhe nuk lejuan që unë të largohem për atë shifër.”, u shpreh sulmuesi brazilian.

Related posts

David Alaba: Kovac flet shumë me ne dhe na jep siguri për të ardhmen

Isa.Autor

KUKËS rihap garën për titull/ GJICI: I kënaqur po të fitonim, do të ndërhyjmë në…

Isa.Autor

Anglezët të dashuruar me Salah, mediat i dedikojnë…

Sadik.Autor

Leave a Comment