Futboll Kosova Sport

1 VIT PASI HUMBI TË BIRIN NGA AKSIDENTI/ Rrëfen gjyqtari Berisha: Më sfidoi Zoti…

Gjyqtari anësor nga Kosova i FIFA-s dhe UEFA-s Fatlum Berisha rrëfen se si ka arritur të mos i ndahet futbollit 1 vit pasi humbi të birin 10-vjeçar Drenin në një aksident automobilistik.

Për “Gazetën Sheshi”, Berisha tregon se ka mbledhur forcat për të punuar dhe jetuar për familjen e tij. Tragjedinë e tij e shikon si sprovë nga Zoti. Ai rrëfen se e ndien mungesën e të birit sa herë që përgatitet për të arbitruar.

“Pamja ime fizike nuk e tregon dhimbjen që kam brenda meje. Atë që kam humbur unë nuk e zëvendëson asnjë gjë këtë botë. Kam vendosur t’i mbledh forcat dhe po mundohem ta tejkaloj këtë dhimbje. E bëj për gruan, e bëj për vajzën dhe për të gjithë ata persona që më kanë ofruar mbështetje të madhe për ta tejkaluar këtë dhimbje”, rrëfen gjyqtari Berisha.

Anesori_Fatlum_Referimi_005
Në vazhdim të intervistës së tij, gjyqtari tregon se e kujton vazhdimisht të birin përpara çdo takimi, aq sa disa herë nuk e ka fshehur dot pikëllimin.

“Përpara çdo ndeshje lutem dhe i drejtoj duart nga qielli duke thënë se ëngjëlli im gjendet atje lart dhe ai do të më jap forcë për ta kaluar çdo sfidë. Kam patur momente edhe kur jam dëshpëruar shumë dhe në ndeshje kam patur moment kur më kanë dalë lotë nga kujtimi i hidhur. Në fillim kishte vështirësi, sepse isha mësuar që para çdo ndeshje të përshëndetesha me Drenin tim, i cili më përcillte gjithmonë”, thotë ndër të tjera arbitri nga Kosova.

fatlum berisha
Për Fatlumin vdekja e të birit ishte një sprovë nga Zoti.

“Binduni se ky është vendim i Zotit. Ai  sfidon ata që  do më shumë. Ai na ka falur dhe tek ai do të kthehemi të gjithë në ditën kur ai e ka caktuar”, mbyll rrëfimin arbitri Fatlum Berisha.

Ai vlerësohet një nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë dhe eksperiencën e tij pozitive në fushë e transmeton dhe në ndeshjet ndërkombëtare.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea ofron dy lojtarë dhe para për Haaland, ja vendimi që merr Dortmund…

Delo.autor

REZULTATET E UNITED/ Mourinho irriton gazetarët: “Është vonë që të shpëtohet”

Isa.Autor

“ARDHJA E IBRAHIMOVIC KA NDIHMUAR MILAN”/ Pioli: Nuk duam të ndalemi, ja sekreti i këtij grupi

Delo.autor

Leave a Comment