Futboll Premier League Sport

2019 I JASHTËZAKONSHËM PËR “TË KUQTË”/ Liverpooli i Klopp është super, por rekordin e mban…

Viti që po lëmë pas ka qenë i jashtëzakonshëm për Të Kuqtë, të cilët kanë fituar Champions League dhe Botërorin për klube. Gjithashtu, skuadra e Klopp ka patur një mesatare pikësh që nuk shihej prej shumë kohësh në Premier League.

Salah me shokë kanë grumbulluar mesatarisht 2,65 pikë për ndeshje, një rekord. Ose pothuajse. Në fakt, siç ka shkruar Goal.com, ka një ekip që ka bërë më mirë në 2005-ën: Chelsea i Jose Mourinho-s.

Blutë e atij viti mbajnë akoma rekordin me një mesatare prej 2,66 pikësh për ndeshje.
Gjithsesi, Liverpool ka regjistruar mesataren e dytë më të mirë në historinë e kampionatit anglez në 2019-ën. Shifra këto që tregojnë qartë forcën e Të Kuqve.

Related posts

Rakitic: Urime për ‘Topin e Artë’ Cristiano, por Messi mbetet më i miri i historisë

Q.Autor

FUTBOLLI KOSOVAR NË ZI/ Vdes në aksident lojtari shqiptar në Gjermani… (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Fituan DERBIN, presidenti LANË MAKINAT e pjesëtarëve të skuadrës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment