Futboll Seria A Sport

RIKTHIMI NË ITALI? Ancelotti: Ky është vendi më i bukur në botë, dy herë isha…

Carlo Ancelotti, trajneri i Napolit dhe ish-trajneri i Milanit, i dha një intervistë “Corriere della Sera”. “Kthimi në Itali? Është vendi më i bukur në botë. Natyrisht, këtu ka edhe nga ata njerëz, që jetojnë më mirë, edhe nga ata, që jetojnë më keq dhe janë pak të zemëruar. Por, disa kohë më parë dëgjova një fjalim nga Farinetti. Ai tha se jemi me fat, që kemi lindur në Itali. Edhe unë e pranoj këtë”, – nënvizoi “Carletto”.

A shihni shenja të rilindjes nga futbolli ynë?
Po, në kampionat ka një cilësi të mirë të lojës. Kombëtarja ka afruar lojtarë interesantë. Kemi një president të ri të federatës, me ide të qarta. Kjo lëvizje është e destinuar të zhvillohet. Natyrisht, nevojitet nxitje e të gjithëve për të shkelur në rrugë të reja, për të përmirësuar kulturën brenda vetes…

Në nivel taktik, ku po shkon futbolli?
Sipas mendimit tim, progresi është edhe regres. Po jap një shembull: tani të gjitha ekipet përpiqen të luajnë futboll, madje edhe ato të vogla, të cilat janë të mira, por humbin pak përqendrimin në mbrojtje. Një shembull tjetër: ekipet përpiqen të luajnë nga prapa, përdorin portierin. Unë mendoj se së shpejti kjo do të ndryshojë, sepse përmban rreziqe të tepruara. Ju do të shihni kthim te topi i vjetër dhe i gjatë.

A ka nevojë Gattuso për disa seanca kundër stresit?
Ai është shumë i përfshirë me punën që bën. Në fillim të punës së trajnerit është kështu: keni më pak siguri, besoni pak te të tjerët, përpiqeni të bëni gjithçka vetë. Pastaj e kupton se është e domosdoshme t’i kushtosh pak kohë vetes. Kur e fillova unë punën si trajner, isha 24 orë në alarm e duke menduar. Aq intensive u bë jeta ime, sa në vitin 2000 thashë të ndaloja. Por, tashmë jemi në vitin 2018 dhe ende vazhdoj me këtë profesion…

Në vitet e fundit, futbollit italian i ka munguar Milani…
Lëvizjet në presidencë i kanë prekur skuadrat e Milanos. Tani, duket se Interi është më i mirëvendosur; ka një projekt të qartë. Milani është më i kufizuar. Fondi “Elliott” do të përpiqet ta kthejë klubin në nivele të larta për pesë vite dhe pastaj do të arrijë një pronar tjetër.

Por, a ishit me të vërtetë afër kthimit në Milano?
Dy herë. Kur isha duke u larguar nga Real Madridi, Galliani erdhi për të më takuar e biseduar në Madrid, por kisha një problem në qafë dhe po shërohesha. Dhe pastaj, në një tjetër kohë, Fasone ka bërë një gjysmë përpjekjeje, por me zemër, pas ikjes sime nga Bayern Munich.

Related posts

Mungon vetëm firma, Lampard do të jetë trajner në Champions…

Sadik.Autor

“Më mungon t’i mbath këpucët e futbollit dhe të luaj”

Q.Autor

Nga Anglia: Matteo Darmian, midis Interit dhe Juventusit (DETAJET)

Isa.Autor

Leave a Comment