Futboll Seria A Sport

ANCELOTTI RREZIKON STOLIN E NAPOLIT/ Presidenti i klubit nis kontaktet, ja kandidati i parë

Napoli po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, teksa duket shumë larg garës për titull kampion, e cila deri tani është duke u zhvilluar mes Interit dhe Juventusit.

Nga kjo situatë e vështirë që po kalon Napoli, ai që mund ta pësojë është pikërisht trajneri, Karlo Ançeloti. Sipas lajmeve të fundit të kaltrit po mendojnë ta shkarkojnë teknikun 60-vjeçar, dhe janë në kërkim të një zëvendësuesi për të.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, presidenti Aurelio De Laurentis ka nisur kontaktet e para, me trajnerët që mendon t’iu besojë drejtimin e ekipit.carlo-ancelotti-gennaro-gattuso-cropped_1f2loi5apmx9g164w37mg9kvut

Thuhet se ka presidenti napolitan ka pasur një bisedë telefonike me Alegrin, Spaletin dhe Gatuzon, të tre papunë, pasi u larguan në fund të sezonit të kaluar nga Juventusi, Interi dhe Milani.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Partizani “peshkon” në Superiore, Ndreca dhe titullari i Laçit në radarët e klubit

Delo.autor

MILAN NIS STËRVITJEN/ Pioli merr lajmin e mirë dhe atë negativ. Situata e Ibrahimovic, Bennacer dhe Kjaer…

Delo.autor

EURO 2024/ Grupi E luan aktin e fundit, publikohen formacionet zyrtare

F.autor

Leave a Comment