Futboll Premier League Sport

ARSENAL NË KRIZË TË THELLLË/ Gati të largohen në fund të sezonit dy sulmuesit e “Topçinjve”…

Arsenali po kalon momente krize, teksa edhe pas largimit të Unai Emerit, skuadra nuk arriti të fitoj kundër Noruiçit, në kampionat.

“Topçinjtë” nëse nuk do të arrijnë dot vendin e katërt, që iu jep të drejtën të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, gjatë verës do të detyrohen të shesin yjet e tyre.

Këtë e raporton “Daily Mail”, që bën me dije se Pier-Emerik Obamejang dhe Aleksandër Lakazet me shumë mundësi do largohen nga klubi londinez, në rast se Liga e Kampionëve nuk arrihet.

Të dy sulmuesit janë nga të paktët që biën në sy tek Arsenali dhe që tani kanë nisur kontaktet nga klubet e mëdha. Talenti dhe klasi i tyre është i padiskutueshëm, kështu që Arsenali do kujdeset për çmimin e lartë të kartonëve.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Stadiumi “Air Albania” po përgatitet për ndeshjen e madhe, ja cila finale do të luhet…

Delo.autor

PALËT BIEN DAKORD/ Ylli i Realit pranë marrëveshjes 5-vjeçare me madrilenët

F.autor

TENIS/ Djokovic mbretëron përsëri në “Australian Open”, Medvedev i pafuqishëm

Delo.autor

Leave a Comment