Futboll La Liga Sport

ATLETICO-BARCELONA/ Joao Felix sfidë “mbretit” Messi, do t’i rrëmbejë fronin

Të mërkurën u zyrtarizua lajmi që bëri të lumtur Atletikon e Madridit: Zhoao Feliks u zgjodh si fituesi i “Golden Boy”, çmim që jepet për futbollistin më të mirë të Europës nën 21 vjeç. Një vlerësim i mirë, teksa la pas talentet e tjerë si Sanço dhe Haverc. Për portugezin ishte një nisje e mirë e karrierës në nivelin individual. 2019-ta ishte një vit për t’u mbajtur mend pasi e nisi nga Benfika B, pastaj shkoi në ekipin e parë dhe në verë u transferua për një shifër të frikshme, 127 milionë euro, drejt Atletikos së Madridit.

Një talent i madh, që duhet thënë se në fazën përgatitore në ndeshjet e verës shkëlqeu kundër Realit të Madridit dhe Juventusit. Ato performanca bënë që Europa të mahnitej me talentin e tij. Nëse do të vazhdonte me këtë nivel edhe në të ardhmen, atëherë La Liga do të zbulonte një yll që do të shndrinte për shumë vite. Por erdhi kompeticioni zyrtar dhe Zhoao nuk ka pasur të njëjtin efekt. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por fakti është që ka bërë shumë pak histori. Dëmtimet, problemet që ka pasur Atletiko dhe mungesa e vazhdimësisë kanë ndikuar jo mirë në rritjen e Zhoao Feliksit. Sot në mbrëmje ka shansin e artë për të lënë gjurmë dhe për t’u rikthyer. Sfidat me Juventusin dhe derbi me Realin nuk shërbyen për asgjë dhe tani ja ku vjen Barcelona… e Leo Mesit. Ai duhet të shuajë pikëpyetjet që të tjerët kanë rreth tij.

Pasardhësi 

Zhoao Feliks kërkon të shkëlqejë përpara syve të mbretit të futbollit, të futbollistit që vetëm Kristiano Ronaldo ia ka dalë ta sfidojë dhe ta mundë disa herë në vitet e fundit. Do të jetë hera e parë që Zhoao Feliks zbret në fushën e lojës me Leo Mesin. Është bukur të përballesh me një lojtar të tillë, pasi e zbret nga froni dhe ulesh vetë në të. Kjo është ëndrra e madhe e talentit portugez, por misioni është shumë i vështirë.

leo mesi

“Mbreti” Mesi 

Në moshën 32-vjeçare, argjentinasi është sërish kandidat për të fituar “Topin e Artë”. Të gjitha bastet e japin si fitues, por edhe Van Dajk me Ronaldon nuk janë dorëzuar për këtë triumf. Argjentinasi mund të konfirmohet për herë të gjashtë në histori si lojtari më i mirë i globit, diçka që nuk e ka bërë askush më parë. Vitet kalojnë, por rendimenti i tij nuk ka ndryshuar. Atletiko e di mjaft mirë sepse është një nga skuadrat që i ka shënuar më shumë në karrierë. Mbrëmjen e sotme do të përballen me njëri-tjetrin një nga lojtarët më të rëndësishëm të historisë së futbollit me një që premton shumë: Zhoao Feliks

Historiku 

Në La Liga, kapiteni katalanas i ka shënuar 24 gola Atletikos së Madridit. Në dy ndeshje ka arritur të shënojë nga 3 gola. Ata erdhën praktikisht në sezonet 2010- 2011 dhe në 2011-2012. “Pleshti” ka arritur gjithashtu të shënojë 3-dygolësha. Skuadra e Diego Simeones është më e kërcënuar se kurrë dhe ky i fundit do të përgatitë “kafazin” për të markuar Leo Mesin. Pavarësisht se këtë sezon e nisi si i dëmtuar, ai ka arritur të shënojë 10 gola: 8 në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampioneve. Për më tepër ka dhënë 8 asiste, 5 në Spanjë dhe 3 në kompeticionin europian. Të mërkurën ai shënoi një gol dhe dha 2 asiste kundër Dortmundit. Përpara se të shkojë në Paris për mbrëmjen e madhe të “Topit të Artë” duhet të paraqitet në Madrid për të mposhtur Zhoao Feliksin.

Related posts

Buffon: Superkupa s’do jetë TROFEU im i FUNDIT, Mbappe si PELE e MARADONA

Isa.Autor

“NE E KISHIM NDJEKUR ATË/ Paulo Maldini zbulon prapaskenën: Lozano ishte afër transferimit te Milani, por…

Delo.autor

Arsenal i rrëmben Barcelonës, talentin e ri!

Sadik.Autor

Leave a Comment