Futboll Sport

ICARDI NDRYSHON PLANET/ Shkak bëhet Wanda Nara, sulmuesi merr vendimin e papritur për të ardhmen

Mauro Ikardi është larguar këto ditë nga Turqia dhe duket se nuk do të kthehet shpejt në radhët e Gallatasarajit, klub me të cilin është nën kontratë. Sulmuesi argjentinas i cili ishte ringjallur në sezonin e fundit në Turqi, është kthyer në vendlindje, për t’i qëndruar afër gruas së tij, Uanda Nara.

Kjo e fundit është diagnostikuar me leucemi dhe pritet t’i nënshtrohet trajtimeve të specializuara në muajt në vijim. Padyshim, një situatë e rënduar për familjen Ikardit dhe fëmijët, që ka sjellë edhe në vendimin e lojtarit për të braktisur përkohësisht Europën.

Mediat argjentinase bëjnë të ditur se Ikardi ka një akord parimor me Gallatasarajin që ta huazojnë këtë vit në Argjentinë, pasi atij do t’i duhet të qëndrojë atje, pranë Uanda Narës. Ekipi i ri i tij, ku ai do të vazhdojë të luajë, pritet të jetë Njuell’s Old Bojz, që është skuadra e zemrës e tij dhe për të cilin ai ka bërë tifo që i vogël.

Related posts

SFIDA FINALE ME LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Pochettino: Është klubi më i mirë në Botë…

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Tifozët e Paok-ut “djegin” qytetin pas fitimit të “Kupës së Greqisë” (VIDEO)

Delo.autor

“500 MIJË EURO NË JAVË DHE GOLF NË DIELL”/ Mbyllet merkatoja janarit, Bale mbetet në Madrid. Ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment