Futboll La Liga Sport

BARAZIMI PA GOLA NË “EL CLASICO”/ Tifozët “Katalanas” sulmuan fuqishëm Ramos, kapiteni shpëtohet nga…

Asnjë gol në “El Clasico” të Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madrid, por spektakli nuk mungoi aspak. Të shumta ishin shanset për gol nga të dyja skuadrat, me Los Blancos të shfaqur në tërësi më kërkues. Sikurse në çdo përballje të mëparshme mes tyre, edhe në “El Clasico” e fundit, situata u nxeh shpejt, si në fushë ashtu edhe jashtë.

Tifozët katalanas kanë sulmuar fuqishëm kapitenin e madrilenëve, Sergio Ramos. I kontestuar mes vërshëllimave dhe ofendimeve pa fund, Sergio Ramos u desh të gjente mbrojtje pikërisht nga kundërshtari i tij, Gerard Pique. Qendërmbrojtësi blaugrana u kërkoi hapur tifozëve të ndalnin sulmin e tyre ndaj Ramos, në shenjë të pastër Fair-Play.

Related posts

LUHET NË “SANTIAGO BERNABEU”/ Real Madrid përballë Osasunës, fitorja i jep kreun e La Ligas

Delo.autor

DALIN PAMJET NGA SPITALI/ Portieri i partizanit në krah të të fejuarës, flet babai: Ja çfarë ndodhi

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ylli Muller ndëshkon Barcelonën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment