Futboll La Liga Sport

LUAJTI NË “EL CLASICO”/ “Xhevahiri” i Barcelonës vijon të shkruajë historinë, ja rekordi i radhës

Futbollisti 17-vjeçar i Barcelonës, Ansu Fati vijon të shkruajë historinë. Pasi u fut në librin e rekordeve si futbollisti më i ri që shënonte një gol me fanellën blaugrana të ekipit të parë, atë kundër Inter në Champions, por edhe në La Liga, Ansu Fati është tani edhe futbollisti më i ri i këtij shekulli, i klubit katalanas që ka luajtur në të shumëpriturin “El Clasico” ndaj Real Madrid.

Sulmuesi i Barcelonës u aktivizua në minutën e 82’ në vend të Griezmann, në moshën 17 vjeç dhe 48 ditë, duke parakaluar kështu ish-in, Bojan Krkic që luajti “El Clasicon” e vitit 2007 në moshën 17 vjeç dhe 117 ditë. Në rekordet e Barças ekziston vetëm një futbollist që rezultoi të ishte i aftë të përballonte “Los Blancos” në një moshë më të re: Vicente Martinez, në 1941, kur ishte vetëm 16 vjeç e 280 ditë.

Related posts

“NUK DO TË TOLEROJMË ASNJË SJELLJE…”/ Dënimi shembullor i Chelsea-t, 10 vjet jashtë Stamford Bridge

Delo.autor

Barcelona fiton dhe kursen 215 milionë euro

Q.Autor

PENALLTITË RAMOS APO HAZARD? Ja si përgjigjet belgu pas prezantimit te Reali

F.autor

Leave a Comment