Futboll Premier League Sport

CHRISTIAN ERIKSEN DËSHIRON LARGIMIN/ Rrëfehet trajneri Mourinho: Unë e di të ardhmen e mesfushorit danez…

Christian Eriksen flitet prej kohësh se mund të largohet nga Totenhemi, pasi dëshiron të nisë një aventurë të re.

Mesfushorit i përfundon kontrata verën e ardhshme, dhe shpesh herë e ardhmja e ti është lidhur më një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Për këto zëra ka folur edhe tekniku i Totenhemit, Zhoze Murinjo, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se e di të ardhmen e futbollistit, por nuk mund ta thotë. “Unë e di të ardhmen e Eriksenit, ose më saktë mendoj se e di. Komunikimi i tij me mua është plotësisht i hapur dhe i sinqertë, ne i besojmë shumë njëri-tjetrit.

Unë e di të ardhmen e tij, por nuk do të jem unë ai i cili do ta zbulojë atë. I takon lojtarit vetë të flasë për të ardhmen e tij, do ta marrë ai vendimin për ta bërë atë, jo unë.”, u shpreh Murinjo.

Eriksen.Tottenham.2020.serio.750x450

Related posts

Dikur kapja topat në stadium”, arbitri i njohur gjerman rrëfen të kaluarën

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Brazilit zbulon SHERRIN në fushë me Neymar: Më OFENDOI pse humba topin

Isa.Autor

“DHAMË SINJALE PËR TITULL”/ Pioli: Gjatë pushimeve stërvitemi… “online”

Delo.autor

Leave a Comment