Futboll Premier League Sport

14 PIKË LARG KREUT TË PREMIER/ Guardiola i dorëzuar: Kot ta mendoj titullin, duhet të shikojmë vetëm për…

Thjesht i dorëzuar, i tronditur, por ndoshta edhe me më shumë dyshime për të vazhduar aventurën e tij te Mançester Siti, siç është përfolur shpesh në ditët dhe javët e kaluara.

Trajneri spanjoll as që ka dëshirë të komentojë mundësitë për titullin kampion, por në të njëjtën kohë është edhe mjaft i pakënaqur nga lojtarët e tij. “Të luash 80 minuta në 10 kundër 11 është e vështirë, ndaj është më se normale që edhe të lodhesh, të dëmtosh veten dhe lojën e skuadrës.

Thjesht nuk mundëm ta ruanim rezultatin në favorin tonë dhe fjalët janë të kota në fund të kësaj ndeshjeje. Titulli kampion, çështje e mbyllur? Ne duhet të mendojmë vetëm që të fitojmë ndeshjen e ardhshme, atë që na pret pas vetëm 48 orësh.guardiola

Aktualisht, të mendosh të kapësh Liverpulin nuk do të ishte e shëndetshme për anën tonë psikologjike. Distanca është shumë e madhe, ishte e madhe që në fillim të sezonit, por tashmë 14 pikë janë shumë më shumë sesa 6 apo 8 në të kaluarën”, përfundoi Pep Guardiola.

Related posts

“I KA IMPRESIONUAR TË GJITHË”/ Ish-ylli i PSG: Ky sulmues mund të arrijë nivelin e…

Delo.autor

BARAZIMI NDAJ BOLOGNAS/ Ja ULTIMATUMI i fundit për Gattuson nga drejtuesit e Milanit…

Isa.Autor

Formacionet zyrtare Japoni-Poloni/ Japonezët për kualifikimin, polakët për statistika

Sadik.Autor

Leave a Comment