Futboll Seria A Sport

CONTE NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Inter synon të marrë në janar 28-vjeçarin spanjoll…

Antonio Konte kërkon siguri edhe në krahun e majtë, ku problemet fizike të Kuaduo Azamoah dhe nevoja për të pasur një lojtar më të besueshëm, krahasuar me Biragin dhe Lazaron, shtyn Interin të lëvizë me vendosmëri. Ja përse në krye të listës së shpenzimeve për janarin (me sytë nga gara për titull) qëndron gjithmonë Markos Alonso.


47bca02000000578-5234979-marcos_alonso_is_the_top_scoring_defender_in_europe_s_top_five_l-a-33_1515064374062

Mbrojtësi 28-vjeçar spanjoll, i kërkuar nga Konte në “Stamford Bridge” në verën e 2016-ës, qëndron jashtë projektit të Çelsit të Freknk Lampard dhe është piketuar nga drejtuesit interistë si futbollisti ku do mbështeten për hapin cilësor.

Pas 8 ndeshjesh radhazi, mes Premier Ligës dhe Champions-it, pa u grumbulluar, ish-lojtari i Fiorentinës është rikthyer në mënyrë surprizë për 90 minuta kundër Totenhemit përpara Krishtlindjes, por sfidën ndaj Brajtonit e pa nga divani, për shkak, sipas Lampardit, të një problemi muskulor.

Një situatë e ndërlikuar për lojtarin, gjithmonë e më të interesuar për të ndryshuar ambient, edhe pse investimi i kërkuar nga klubi londinez për momentin mbetet jashtë planeve zikaltër: Çelsi kërkon të arkëtojë mes 30 dhe 40 milionëve, Interi po arsyeton mbi huazimin për 6 milionë dhe blerjen për 16. Distanca mbetet jo e vogël, por Marota dhe Auzilio, duke konsideruar dëshirën e Kontes, nuk do të lënë asgjë pa provuar për të kënaqur trajnerin.emerson-palmieri1804aa

Alonso ka profilin perfekt për projektet dhe ambiciet e Interit: i njeh shumë mirë metodat e Kontes, ka një kurrikulum të respektueshëm në Serinë A (58 prezenca dhe 4 gola me Fiorentinën mes viteve 2013 dhe 2016, plus do t’u ofronte zikaltërve një cilësi që u mungon. Ose më saktë rrezikshmërinë nga goditjet standarde. Interi nuk shënon nga faullet direkte nga sezoni 2017-’18 (gola të Brozoviçit dhe Kanselos): spanjolli me Konten në Londër shënoi plot 14 gola dhe 4 nga goditjet standarde.

ALTERNATIVA – Një tjetër anësor që pëlqehet është Emerson Palmieri, edhe ai bashkë me Konten te Çelsi, por në këtë rast rruga është në malore: italo-braziliani, mbi të cilin janë edhe sytë e Juventusit, dëshiron një rinovim të majmë me blutë. Më e lehtë të mendohet për Lejvin Kurzavën e PSG-së, i cili ka kontratën në skadencë. kurzawa

Francezi ka luajtur vetëm 5 ndeshje për 90 minuta deri tani dhe ndiqet me kujdes nga zikaltrit: rinovimi me kampionët në fuqi të Ligës 1 nuk është në axhendë dhe Interi mund të kthejë sytë nga 27-vjeçari nëse Çelsi nuk ul pretendimet për Alonson.

Related posts

I JEP FUND SPEKULIMEVE/ Mignolet: Alisson mund të mësojë prej meje, unë nuk do të…

Delo.autor

VAZHDON EKSODI/ Luftëtari drejt shpërbërjes totale, portieri Basha ikën te klubi i Kategorisë së Dytë

Delo.autor

AVDIJAJ MBETET “MISTER” TEK TIRANA/ Nuk stërvitet me grupin që pas ndeshjes me Jang Boisin

Delo.autor

Leave a Comment