Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Presidenti Halili jep bekimin, ulet në stol trajneri i ri…

Emanuel Egbo do të vijojë punën si trajner i parë i Tiranës. Nigeriani që erdhi në krye të bardhebluve si trajner i përkohshëm, ka bindur drejtuesit në tre ndeshjet e tij dhe ka marrë bekimin e presidentit Halili për të udhëhequr 24 herë kampionët deri në fund të sezonit.

Konfimohet kështu lajmi që më 24 dhjetor publikoi në mënyrë ekskluzive planet e ardhshme të Tiranës, të cilat u konfirmuan pak çaste më parë nga klubi kryeqytetas.
Tirana

Njoftimi i Tiranës

Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.

Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur ti besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatese për të drejtuar skuadrën.

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Leksioni i Krul: Futbollistët jetojnë në një flluskë

Delo.autor

10-VJETORI I PRANIMIT NË FIFA/ Gallapeni: Kosova vend i vogël, por ka pasion

F.autor

“ËSHTË NJË LAJM SHUMË I KEQ”/ Trajneri Klopp ngre alarmin: Ekipit tim i mungon intensiteti, Liverpool nuk…

Delo.autor

Leave a Comment