Boks Sport

NË PRAG TË REVANSHIT NDAJ WILDER/ Flet Tyson Fury: Të gjithë e dinë se të kam….

Në prag të revanshit që Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillojnë më 22 shkurt, boksieri britanik i është rikthyer edhe një herë sfidës së parë të zhvilluar mes tyre. Duel që u zhvillua një vit më parë dhe u mbyll në barazim. Kjo i dha mundësi Wilder të mbajë titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

“Wilder thotë se ka dueluar dhe ka fituar ndaj më të mirëve. Kush janë ata, Breazeale apo Ortiz? Asnjëri prej tyre nuk është boksier. Eja të përballesh sërish me më të mirin. Ti ke dueluar vetëm me një boksier të madh, me më të mirin dhe ai jam unë. E gjithë bota e di që unë të munda në atë duel”, u shpreh Tyson Fury.

“Do të të mund sërish, pasi nuk kam frikë nga ty dosë e madhe. Unë të munda edhe herën e parë, këtë gjë edhe ti e di shumë mirë. Këtë herë nuk do t’ua lë gjyqtarëve vendimin”, u shpreh Fury.

Related posts

ARDHJA E HIGUAINIT/ MILANI po mundohet të “heq qafe” Baccën, Villareali vendos kushte

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Ka startuar sfida, skuadrat kërkojnë fitoren në terrenin e rënduar

Isa.Autor

YLLI BELG U INFEKTUA ME COVID-19/ Del rezultati i tamponit, Real Madrid merr përgjigje për Hazard

Delo.autor

Leave a Comment