Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Flet mesfushori Muzaka: Tiranës i duhet festë, Partizani ka…

Dikur ishte shpresa e madhe e Partizanit, më pas një yll i bardhebluve. Një beniamin i Albert Xhanit që e irritoi ishpresidentin e tij kur shprehu hapur dashurinë për Tiranën.

muzaka

Më pas një kalvar i gjatë polemikash dhe gjyqesh edhe me Refik Halilin. Por korrekt në fushë dhe jashtë saj, duke ruajtur me fanatizëm profilin e një profesionisti, i cili jep gjithçka për fanellën që vesh. E kemi fjalën për Gjergji Muzakën, djaloshin që e nisi karrierën me “demat”, por titullin e parë kampion e fitoi me Tiranën.

Edhe sot është e vështirë ta zhbalancosh, por gjithsesi analizën për derbin e bën thjesht dhe pastër. “Ndoshta ka ardhur koha që Tirana të festojë një ditë para se të luhet derbi dhe të shmangë emocionet dhe presionin që ka kjo ndeshje”, është sugjerimi i sinqertë i Muzakës, në rrëfimin ekskluziv që bën për “Panorama Sport”. Që në krye të herës, Muzaka vë si kusht që të flasë vetëm për derbin dhe jo për Skënderbeun, ku sot bën pjesë.

Gjergj, çfarë po bëni aktualisht? 

Po merrem me fëmijët e mi. Kam djalin dhe vajzën, po kaloj pak kohë me ta.

Muzaka

A do ta ndiqni derbin? 

Patjetër. Është një ndeshje që ka interes të jashtëzakonshëm gjithnjë.

Ju keni luajtur me të dyja ekipet, ku përjetohet më shumë derbi si lojtar? 

Nuk shoh diferenca. Përjetohet thuajse njësoj. Natyrisht, ka shumë faktorë që bëjnë diferencën, sepse është gjendja e skuadrës në atë moment, renditja, objektivat, etj. Por përjetohet shumë në të dyja. Si lojtar e kam fjalën.

A ka ndonjë avantazh Tirana në këtë derbi? 

Derbi është gjithnjë i paparashikueshëm. Ky është avantazhi dhe disavantazhi i të dyjave. Tirana nuk ka shumë avantazhe të tjera, për shkak se kjo ndeshje e gjen në një moment jo të mirë. Por ka avantazhin e trajnerit.

Të trajnerit? Vërtet? 

Po, po. Egbo e njeh më mirë skuadrën dhe kampionatin sesa Lerda. Me shumë respekt për Lerdën, por Egbo e njeh më mirë psikologjinë e futbollit shqiptar, por edhe të kësaj ndeshjeje.

Po Partizani çfarë avantazhesh ka? 

Ka më pak presion. Janë të pamposhtur prej afro 5 vitesh. Kjo të jep qetësi. Natyrisht, humbja me Bylisin i vë edhe ata disi në kushte jo të favorshme, por gjithsesi, aty ka më shumë qetësi. Ndoshta edhe më shumë durim.

Durim, në ç’kuptim? 

Shikoni, Tirana dhe Partizani janë dy klube që investojnë, por kjo nuk do të thotë se frytet duhet të merren menjëherë. Partizani e menaxhon pak më mirë këtë pjesë, ndërsa te Tirana koha është gjithnjë e kufizuar. Shpesh kjo sjell edhe situata të vështira për stafin, skuadrën, presidencën dhe tifozët.

Related posts

SFIDA SHQIPËRI-POLONI NË HETIM NGA FIFA/ Shikoni si tifozët polak qëllojnë me shishe në drejtim të fushës (VIDEO)

Delo.autor

PLAS NË KATEGORINË E DYTË! Furgonat e policisë futen në fushë, shikoni çfarë i ndodh ekipit të Maliqit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“Mbretërit” e Europës/ Surpriza më e madhe vjen nga Anglia këtë sezon

Isa.Autor

Leave a Comment