Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Belgjika shkeli me dy këmbë rregulloren, ja pse lindi indinjata e UEFA-s!

Belgjika dhe Holanda janë dy kampionatet europiane që e përfunduan sezonin përpara kohe me dy vendime krejt të ndryshme mbi rezultatin sportiv.

Në Belgjikë renditja finale mbeti ajo që ishte në fuqi përpara ndërprerjes, por u dhanë verdiktet si shpallja e kampionit, ekipet që ranë dhe ato që u ngjitën.

Në Holandë, sakaq, renditja mbeti e ngrirë por nuk pati as titull kampion, as rënie dhe as ngjitje, edhe pse tashmë mund të rishikohet sërish.

Por, nëse në Belgjikë ishte federata ajo që mori një vendim individual dhe autonom, duke mos çuar këkesën me shkrim te UEFA për ta miratuar nga Komiteti Ekzekutiv, në Holandë ishte dekreti i qeverisë ai që detyroi federatën që të merrte vendimin për të pezulluar sezonin.

Nga këtu lind edhe indinjata e UEFA-s, për shkeljen e rregullores nga federate belge, teksa klubet e saj me shumë mundësi nuk do të marrin pjesë në kupat e Europës për sezonin tjetër.

Related posts

PERLË NGA VLORA/ Lojtarët e Flamurtarit tregojnë muskujt pasi mundën Partizanin (FOTO)

Isa.Autor

Politano shënon super gol ndaj Interit në “Giuseppe Meazza” (VIDEO)

Sadik.Autor

REAGON MBI STADIUMIN E KUKËSIT/ FSHF: Ja pse ndeshja ndaj Dinamos nuk mund të luhet aty…

Delo.autor

Leave a Comment