Futboll Kosova Sport

DIKUR KËRKOHEJ NGA MANCHESTER UNITED/ Mbrojtësi 20-vjeçar firmos për kampionët e Kosovës…

Kampionët në fuqi të Kosovës Feronikeli nuk kanë pritur hapjen e merkatos së janarit për të përforcuar skuadrën. “Tigrat e Zi’’ firmosën me qendërmbrojtësin belgo-afrikano jugor Keith Groneveld ditën e sotme. Në njoftimin e klubit të Kosovës theksohet se operacioni për transferimin e 20-vjeçarit nga ekipi i Kejp Taunit të Afrikës së Jugut nuk ka qenë i lehtë.

Në komunikatën zyrtare theksohet se dikur 20-vjeçari u thirr për provë te Mançester Junajtid kur drejtohej nga tekniku Luis Van Gal, por ai ishtë për teste edhe në Londer te ekipi i Arsenalit. Në karrierën e tij, Groneveld ka luajtur për ekipet zinxhir të Meçelenit, Standard Liezhit dhe së fundmi për Kejp Taunin.

Talenti i Feronikelit

Kampionët në fuqi të Kosovës nuk po arrijnë të ruajnë ritmin e sezonit të kaluar kur fituan Kupën e Kosovës dhe kampionatin. Këtë sezon, ata renditen në vendin e shtatë me 27 pikë, 7 më pak se Ballkani i vendit të parë.

Related posts

“KUQEZINJTË” KËRKOJNË HUAZIM/ Milani është i gatshëm për shërbimet e yllit të Unitedit

Isa.Autor

HABIT BOLT/ MAKTHI IM më i madh SI FUTBOLLIST është se NUK VRAPOJ DOT

Isa.Autor

NGA TRIBUNAT NË FUSHË/ Brahim Diaz realizon ëndrrën dhe poston FOTON e veçantë tek Milan

Delo.autor

Leave a Comment