Futboll Ligue 1 Sport

E PABESUESHME NË FRANCË/ Ylli Icardi mban ndezur garën për titull disa sekonda nga fundi (VIDEO)

Ajo që ndodhi në ndeshjen e sotme PSG-St Etienne duket vërtet e pabesueshme por futbolli i ka të gjitha, ashtu si edhe të pësosh golin e 2-2 në minutën e 92-të dhe të shënosh golin e 3-2 në minutën e 95-të…

Heroi i pasdites për djemtë e Pochettino është Mauro Icardi, që me kokë ka realizuar golin e rëndë të 3 pikëve duke rindezur garën për titull në Ligue 1.

E të mendosh që vetëm 3 minuta më përpara u duk sikur do të ishte një katastrofë dhe një hap fals që mund të kushtonte titullin, pasi Hamouma barazoi shifrat në 2-2 duke tronditur PSG…

Një ndeshje e mbyllur deri në minutën e 78-të në rezultatin 0-0 dhe e shpërthyer më pas me golin e miqve, dy golat e Mbappe dhe në fund barazimi e fitorja me Icardi!

VIDEO

Related posts

KURRË MOS E PREK TROFEUN PËRPARA FINALES! Mallkimi i ritualit të gabuar godet edhe në Kinë (VIDEO)

Delo.autor

Vanda i bën PRESION INTERIT/ Duhen 8 milionë euro në vit për rinovimin e ICARDIT

Isa.Autor

SULMON ASHPËR SOLSKJAER/ Ince: Ajo që po bën është një tallje e hapur dhe shqetësuese

Delo.autor

Leave a Comment