Futboll Kategoria Superiore Sport

DISFATA NË DERBI NDAJ TIRANËS/ Flet trajneri Lerda: Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli i zhgënjyer pas humbjes në derbin ndaj Tiranës.

Në një prononcim për “Supersport”, tekniku italian, tha se nuk mban ai përgjegjësi për këto 6 vite, ku nënvizoi që humbja në derbi nuk është diçka e mirë.

“Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për këto 6 vite. Të humbasësh një derbi nuk është diçka e mirë. Duhet të ngremë kokën dhe të arrijmë të ngrihemi. Do të analizojmë gabimet që kemi bërë, 6 vite, 10 vite, tani ato kanë pak rëndësi, se kemi humbur.

Ndryshimet në formacion – Ne kemi një skuadër të plotë, me shumë lojtarë, e pashë të udhës që të luaj në këtë mënyrë. Nuk ishte siç deshëm, se nuk u treguam të bukur në lojë, por me vështirësitë që kishim krijuam situata. Fatkeqësisht kur gabon, bëmë gabime të rënda dhe pësuam gola.

A u penduat për zgjedhjet? Po do të bëja të njëjtat zgjedhje që kam bërë edhe në ndeshje. Kishim mungesa të rëndësishme në mesfushë, ndaj na kushtëzuam në zgjedhjet që bëmë. Lojtarët e zgjedhur deri diku më pëlqyen, arritën ta justifikonin besimin.

E meritoi Tirana fitoren? “Ishte një ndeshje për barazim. I kemi dhuruar golin e parë, më pas barazuam. Kishim mundësi me Romeron dhe Bardhin, u treguan egoistë dhe ishte gabim i rëndë. Në fund kur dukej barazim, pësuam një kundërsulm me një goditje nga këndi që nuk duhej të ndodhte nuk arritëm të shënonim dhe më pas në fund u ndëshkuam”, u shpreh Lerda.

Related posts

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në Kopenhangen, Danimarka realizon dy gola për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Skënderbeu: Nis pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të fitores (VIDEO)

Isa.Autor

“Te fus plumbin”, trajneri i Vllaznise shfryn ndaj Disiplinës dhe Mëziut: Ordinerë!

Sadik.Autor

Leave a Comment