Futboll Seria A Sport

TELASHE PËR MBROJTËSIN/ Arrestohet ish-lojtari i Juventus dhe i Inter, mbante një plantacion kanabisi

Ka luajtur në ekipe si Juventus, Inter, Roma dhe Parma, por mesa duket paratë e fituara në më shumë se 12 sezone në Serie A, Luigi Sartor i ka bërë…tym.

Forcat e Guardia di Finanza në Itali kanë vënë në arrest shtëpiak ish-futbollistin me akuzën e rritjes së substancave narkotike, në rastin konkret kanabis.

Gjatë një kontrolli në një godinë që teorikisht duhet të ishte e braktisur, afër qytetit të Parmës, forcat e rendit kanë gjetur ish-lojtarin dhe një bashkëpunëtor teksa kujdeseshin për mbi 100 bimë kanabis, që kishin rritur brenda godinës.

Dyshimet e para hetuesve i kishte ardhur nga sinjalizimet për kërkesën nga ana e Sartor për të dyfishuar fuqinë e energjisë elektrike në godinën zyrtarisht të boshatisur dhe pabanuar. Kontrolle të mëtejshme kishin evidentuar erë të dyshimtë dhe drita që nuk fikeshin kurrë gjatë natës, që bindi forcat e rendit të ndërhynin.

Nuk është hera  e parë që Sartor, që ka veshur edhe fanellën e Kombëtares italiane, bie në rrjetën e drejtësisë. Në vitin 2011 ishte një nga të akuzuarit për skandalin e basteve, që e çoi në burg për një periudhë.

Related posts

KËRKON TITULLIN/ Klopp: Ja pse ky sezon i Premier League është më emocionuesi ndër vite

Isa.Autor

ICARDI MBETET NË AJËR/ PSG heziton të blej kartonin, në garë futet gjiganti spanjoll…

Delo.autor

Trezeguet: Ato dy tituj të fituar me Juven kanë qenë të merituar

Q.Autor

Leave a Comment