Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Synon përforcime, Barcelona gati 160 milionë euro për dy yjet e Inter…

Interi e mbylli 2019-ën në kreun e klasifikimit të Serisë A. Për të konfirmuar pozicionin edhe në qershor, zikaltrit do të mbështeten shumë te merkatoja e janarit. Cilësohet si tregu i përforcimeve, i korrigjimeve apo i riparimeve, por për bandën e Kontes mund të rezultojnë vendimtare pikërisht lëvizjet që do të bëhen gjatë 31 ditëve të para të vitit të ri.

PLANI 

Objektivat dihen prej kohësh, me Marotën që po kërkon një zëvendës për Lukakun, me Fernando Jorenten që mund të vishet zikaltër në rast se Politano pranon Napolin. Nën shqyrtim është edhe situata e Oliver Zhirusë, por francezi nuk ka përjashtuar edhe rikthimin në atdhe. Përveç Kulusevskit, objektivi më i madh i Interit në merkato është Arturo Vidal. Vite më parë Antonio Konte e ka pranuar se nëse do të shkonte në luftë, kiliani do të ishte njeriu, të cilin dëshironte ta kishte me vete.

arturo-vidal-fc-barcelona-1539330070-18205

Mbase nuk do të jetë luftë e mirëfilltë, por ajo për titullin e kampionit të Serisë A mbetet luftë. Se si luftohet për objektiva, Vidal e di mirë, aq më tepër që me golat e tij ka vulosur dy titujt e parë të Juventusit për sa i përket serisë së 8 hegjemonive radhazi.

Objektivi mbetet i njëjtë, me Vidalin që trofeun final këtë herë mund ta kërkojë me një tjetër fanellë, ku e zeza nuk ndryshon, por e bardha bëhet e kaltër. Vetë futbollisti ka thënë se të ardhmen do ta zbulojë pas disa ditësh, teksa nuk është mister që rehatia e tij në Barcelonë nuk është e madhe. Në këto rrethana Bepe Marota është gati të investojë 12 milionë euro, një shumë e cila nga klubi italian cilësohet si në proporcion me vlerën e një lojtari, kontrata e të cilit skadon pas një viti. Në këtë operacion raportohet të jetë përfshirë vetë presidenti Stiven Zhang, teksa të rejat duhet të vijnë së bashku me vitin e ri…

REPLIKË KATALANASE

Interi i ka idetë e qarta lidhur me atë që kërkon, por të tilla i ka edhe Barcelona. Teksa zikaltrit studiojnë mënyrën për të siguruar Vidalin, edhe katalanasit kërkojnë të arrijnë diçka nëpërmjet këtij operacioni e nuk bëhet fjalë për disa miliona euro më tepër. Në fakt, duke i hapur rrugën largimit të mesfushorit, Barça synon të sigurojë një lloj përparësie për të ardhmen. Gjithçka ka të bëjë me verën dhe merkaton

Sensi

. Duke lejuar kilianin të zbarkojë në Milanon zikaltër, drejtuesit spanjollë do të kërkojnë që të kenë të njëjtën sjellje nga homologët e tyre për Stefano Sensin dhe Lautaro Martinezin. Dyshja që po shkëlqen nën urdhrat e Antonio Kontes ka më shumë se një simpatizant në Katalonjë. Barcelona është gati të investojë diçka më shumë se 160 milionë euro për këta futbollistë.

lautaro

Për mesfushorin është gati një çek prej 50 milionë eurosh, thuajse dyfishi i shumës që Interi ka investuar për ta blerë te Sasuolo, teksa argjentinasit do t’i paguhet klauzola, e cila në momentin e kontratës së tij me zikaltrit u vendos në masën 111 milionë euro.

Related posts

ARRITËN SUKSESIN ME KLUBIN ÇEÇEN/ Odise Roshi dhe Bernard Berisha kualifikojnë Akhmat Groznyn në Kupën e Rusisë

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Ndeshjet kualifikuese të Botërorit rrezikojnë të shtyhen përsëri, shkak gjendja e dobët e…

Delo.autor

AKSIDENT I RREZIKSHËM/ Fluturoi 10 metra në ajër, centimetrat ndajnë pilotin nga vdekja (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment