Futboll Sport

E KRYER/ “Frymëmarrje” për Hysaj, Napoli gjen trajnerin e ri

Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri i Napolit. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat italiane, që konfirmojnë se ish tekniku i Milanit ka arritur një akord për 18-muaj e ardhshëm.

Situata problematike që po kalojnë jugorët është një shenjë aspak e mirë për Carlo Ancelottin, që mund të pësojë shkarkim që në mbrëmjen e sotme. Napoli luan ndaj Genk ndeshjen e sezonit, ku një fitore kundër belgëve do t’i katapultonte në raundin e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve.

Por, edhe tre pikëshi nuk e shpëton Ancelottin, i cili tashmë duket se e ka prerë biletën e largimit. Ndërkohë që Gattuso fiton balotazhin me Edi Rejën, kjo për shkak se ky i fundit ishte prezent në Shqipëri gjatë ditës së djeshme, ku bisedoi detajet e fundit me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjatur “martesën” me kombëtaren tonë.

Ardhja e Gattuso në “San Paolo” pritet të ketë një ndikim të mirë te Napoli, që mund të rikthehet te fitoret në kampionat pas dy muajve “thatësirë”.Ky ndryshim do të ishte një shenjë e mirë edhe për kapitenin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Shkodrani ka dalë totalisht jashtë planeve të Ancelottit dhe nën drejtimin e Gattuso mund të gjej minutat dhe një kontratë të re, e cila skadon në verën e vitit 2020.

Related posts

PRESIDENTI I TORINOS OFENDOI SULMUESIN E LAZIO-s/ Përgjigjet Igli Tare: Immobile është një Mbret që…

Delo.autor

NGARKESA DHE DILEMA AHMATAJN/ Ja situata te Skënderbeu para fillimit të kampionatit

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Baloteli deklarata dashurie për skuadrën e njohur: Më pëlqejnë si ekip, nëse…

F.autor

Leave a Comment