Formula 1 Sport

NË PRAG TË ÇMIMIT TË MADH TË GJERMANISË/ Vettel: Ai mund të shpëtojë F1, por mos e paragjykoni

Botërori i Formula 1 do të spostohet këtë fundjavë në Gjermani, në pistën e Hockenheim. Përveç pilotëve në garë, protagonist i kësaj fundjave do të jetë edhe 20-vjeçari Mick Schumacher. Ai do të bëjë një xhiro “show” me makinën Ferrari të vitit 2004, me të cilën babai i tij Michael fitoi titullin kampion atë vit.

“Nëse Mick do të vijë në Formula 1, kjo do të ishte një ngjarje e rëndësishme. Do t’i jepte një hov të madh këtij sporti në Gjermani. Uroj që ai të ketë një ditë mundësinë për të garuar në Formula 1 ashtu si babai i tij, të paraqitet mirë dhe të rikthejë entuziasmin e humbur në Formula 1”, u shpreh Sebastian Vettel.

Më tej, 4 herë kampioni i botës, tha: “Është e rëndësishme që atij t’i jepet kohë, ashtu si të gjithëve. Është e drejtë për të gjithë të gjykojnë e vlerësojnë garat e tij, por askush nuk duhet t’i krahasojë ato me të tjerët e veçanërisht me babanë e tij, pasi bëhet fjalë për epoka e pilotë të ndryshëm”, tha piloti i Ferrarit.

“Ka qenë Michael ai që ka krijuar gjithë këtë pritshmëri të madhe për të gjithë të rinjtë që duan ta arrijnë. Ky mbiemër, Schumacher, është i njohur në Gjermani dhe në botë falë tij. Mick është një djalosh i ri, i zoti, ndaj të kryqëzojmë gishtat për të, që të ketë sukses si i ati”, tha Vettel.

Related posts

“E ARDHMJA…”/ Totti: Ky president po më çmend, më telefonon çdo ditë

F.autor

Era Istrefi në krah të Ronaldinhos

Sadik.Autor

5 ZËVENDËSIME TEK SERIE A/ Legjenda e Interit tregon pse favorizohet Juventus

Delo.autor

Leave a Comment