Futboll Premier League Sport

E PËRZURI 2 VITE MË PARË/ Tani ofron 100 milionë për të; kaq kushton gafa e Guardiolës

Manchester City mezi pret që ta rikthejë anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho, në stadiumin “Etihad”.

Kështu bën me dije tabloidi i njohur anglez, “The Sun”. 19-vjeçari mund të bëhet sërish pjesë e kampionëve të Premier League vitin e ardhshëm për një tarifë transferimi rreth 100 milionë euro.

Manchester United, Chelsea, Barcelona dhe Real Madrid, gjithashtu, mendohet se po e ndjekin me vëmendje Sancho, i cili ka shënuar dhjetë gola për Dortmund këtë sezon.

Në fakt, futbollisti në fjalë ishte pjesë e “qytetarëve” deri në vitin 2017, por nuk ia mbushi syrin Guradiolës për në ekipin e parë.

Kësisoji, ai la të rinjtë e Manchester City dhe kaloi te Borussia Dortmund, ku konfirmoi potencialin e madh si futbollist e golashënues.

Pas shpërthimit në Gjermani, trajneri katalanas duket se ka ndryshuar mendje, vetëm se operacioni i rikthimit të 19-vjeçarit kushton shumë shtrenjtë tashmë.

Pak a shumë, mund të përsëritet e njëjta histori e Paul Pogba me Manchester United, që u largua falas për te Juventusi dhe u rithye në “Old Trafford” për shumën e mbi 100 milionë eurove.

Related posts

Federata Gjermane kritikon Ozil dhe Gundogan pas takimit me Erdogan

Sadik.Autor

DY SFIDAT ELIMINATORE NDAJ ISLANDËS DHE MOLDAVISË/ Atalanta s’e ka në plan, Etrit Berisha në pritje të…

Delo.autor

PSG-Guingamp, miqtë kanë humbur 6 radhazi në “Parc des Princes”

Q.Autor

Leave a Comment