Futboll La Liga Sport

PRITJA PO MBARON! “El Clasico” është gati. Messi dhe Zidane: Një ndeshje e madhe!

Mbeten edhe 24 orë nga ajo që konsiderohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe speklatolare në futbollin botëror. Jo më kot quhet “Klasike”, por këtë herë sfida Barcelona-Real Madrid vjen më e ngarkuar se kurrë me çështje politike dhe të tjera që kanë pak lidhje me futbollin. Atmosfera është e rënduar, teksa opinioni sportiv dhe jo vetëm në Spanjë zien nga polemikat që vijojnë nga vendimi për të shtyrë këtë sfidë, që duhej të luhej që në tetor.

Mosaico En El Camp Nou

Por larg tyre duket se qëndrojnë protagonistët e vërtetë. Lionel Messi dhe Zinedine Zidane mendojnë vetëm për futbollin. Madje “Pleshti” i Barcelonës ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e rivalëve të përjetshëm, kur pyetet se përse ai vërshëllehet nga tifozët madrilenë.

Messi Il Più Decisivo Nel 2019

“Është diçka e pakuptimtë, por gjithsesi ne që lujmë në nivele të larta e dimë shumë mirë që tifozët harrojnë ato që kemi arritur dhe kërkojnë çdo ditë më shumë”, ka thënë Messi, që më pas nuk e fsheh objektivin e skuadrës së tij, gjithmonë i njëjtë për “El Classico”. “Kjo ndeshje është speciale, e tillë është edhe çdo fitore”, ka vijuar sulmuesi argjentinas.

Methode Times Prod Web Bin 135e127a 2050 11ea Bf0a 65463b7bd0d0

Sfida e së mërkurës pritet të prishë ekuilibrat në garën për titull, pasi Barcelona dhe Real Madrid vijnë në këtë përballje me pikë të barabarta në krye të renditjes. “E rëndësishme është të luajmë ndeshjen dhe ta shijojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Në fund të fundit, si ne ashtu edhe Barcelona këtë kërkojmë. Këto janë ndeshjet që gjithsecili ëndërron të luajë. Një ndeshje e madhe futbolli, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, ka thënë Zinedine Zidane, duke larguar ekipin e tij nga presioni që ka rrethuar “El Clasico” e parë sezonal në La Liga.

Related posts

Sarri konfirmon Morattën dhe “djeg” kampionin e botës

Sadik.Autor

TABELA/ Milani nis të bindë, më në fund i madh me të… mëdhatë

Delo.autor

“THE BEST”/ MODRIC flet për INTERIN: Ja vendimi i kroatit në fund të sezonit…

Isa.Autor

Leave a Comment