Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Fitoi tripletën me Inter, legjenda “Zikaltër” merr drejtimin e klubit… (FOTO)

Legjenda e Interit Dejan Stankoviç është emëruar sot trajner i Yllit të Kuq të Beogradit. Ish-futbollisti zikaltër është shprehur tejet i emocionuar për detyrën e re teksa skuadra e njohur serbe është ekipi i parë që drejton si trajner.

stankovic

“Jam i kënaqur. Më pëlqejnë sfidat. Nuk dua t’u largohem përgjegjësive. Do të jetë e vështirë, çdo detyrë në këtë botë është e vështirë. Është një privilegj i madh të drejtoj këtë skuadër”, deklaron ish-kapiteni i Serbisë.

Stankoviç drejtoi së fundmi akademinë e Interit. Ai është njëri prej lojtarëve më të suksesshëm në historinë e futbollit serb duke fituar 6 kampionate italiane si dhe “tripletën” në vitin 2010 me Interin. Ish-mesfushori serb e nisi karrierën me Yllin e Kuq të Beogradit në vitin 1995 për të arritur suksese të vazhdueshme me Lacion dhe Interin.

Ylli  i Kuq i Beogradit u eliminua nga Liga e Kampioneve në edicionin aktual.

beograd

Related posts

“TËRMETI” CONTE/ Drejtuesit e Inter me shpatulla pas murit dhe e ardhmja një rebus

Delo.autor

“KA ARDHUR MOMENTI QË…”/ Ish-futbollisti i Interit tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare

Delo.autor

NDIZET ALARMI/ Jo vetëm Theo Hernandez, Milanit i mungon dhe mbrojtësi tjetër për sfidën ndaj Interit

Delo.autor

Leave a Comment