MMA Sport

RIKTHIMI I “NOTORIOUS” NË KAFAZ/ Biletat shiten për 24 orë, ja shuma e arkëtuar

Rikthimi në kafaz i Conor McGregor është një biznes i artë për artet marciale mikse (do të duelojë ndaj Donald Cerrone). Kjo gjë dihej, por eventi i ardhshëm, ai UFC-246 që zhvillohet më 18 janar e ku do të duelojë edhe irlandezi e konfirmoi këtë gjë. Sipas mediave amerikane, biletat e hedhura në treg për këtë event janë shitur brenda 24 orësh.

Në total, organizatorët kanë arkëtuar 10 milionë dollarë nga shitja e 20 mijë biletave në eventin që do të zhvillohet në Las Vegas. Fansat e arteve marciale mikse janë lutur për të patur një biletë për këtë event, që rikthen pas 15 muajsh në kafaz ikonën e UFC-së.

Bileta më e lirë ka qenë 350 dollarë, ndërsa ajo më e shtrenjtë 1500 dollarë, ndërkohë që çmimi mund të rritet edhe më shumë në tregun e zi. Edhe Dana White, presidenti i UFC-së ka konfirmuar se biletat janë shitur shumë shpejt dhe se nuk ka më asnjë të mbetur.

Pritet që edhe shitjet PPV (Pay per view-paguaj për ta parë) pritet të jenë të kënaqshme për këtë event.

Related posts

“VUAJTJET” E LIDËRVE TË FUTBOLLIT/ Infantino lë Zvicrën dhe shkon të jetojë me familjen në Katar: Është sakrificë

Delo.autor

PAMJET/ Jamal i kujton Mesin tifozëve të Barcelonës, 17-vjeçari dhuron spektakël duke i ikur 8 lojtarëve kundërshtarë

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Guardiola: Kevin De Bruyne ka qenë më i miri këtë sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment