Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Rithehet pas 2 muajsh, klubi rinovon kontratën me mbrojtësin…

Mbrojtësi i Kukësit, Gëzim Krasniqi ka rinovuar me skuadrën verilindore deri në fund të sezonit. Ishte vetë klubi që përmes një njoftimi zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit.

“Panorama Sport” bëri me dije ditën e djeshme, se klubi vendosi që pas kërkesës së trajnerit Shpëtim Duro, të federojë qendërmbrojtësin kavajas, i cili është një vlerë e shtuar në repartin e prapavijës për pjesën e mbetur të sezonit.

Krasniqi vjen pas një dëmtimi të gjatë, por ka dy muaj që po kryen stërvitje me grupin dhe është gati për të qenë në fushën e lojës.

Shtatlarti u dëmtua rëndë në sezonin e kaluar, teksa më pas iu nënshtrua edhe operacionit në gju.

krasniqi-1

Related posts

ZYRTARIZOHET JAVËN E ARDHSHME/ Kjo FOTO zbulon trajnerin e ri të Inter

Delo.autor

DUELI ME MILANIN/ Spalletti: S’kam frikë për asgjë, ky derbi është për historinë

Isa.Autor

Robert Lewandowski transferohet në Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment