Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Everton “ringjallet” me Ancelottin, triumfon Newcastle

Kanë përfunduar tre sfidat në Premier Ligë, të cilat startuan në orën 16:00, aty ku bie në sy fitorja e dytë radhazi e Evertonit të drejtuar nga Karlo Ançeloti.

Trajneri italian duket se ka sjellë “rilindjen” e Evertonit, që ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Njukastëllit.

Kalvert-Leuin ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën e tij, në minutën e 13-të takimit.

Shar barazoi për vendasit në pjesën e dytë, ndërsa sërish Kalvert Leuin, ka shënuar golin e trepikëshit për ekipin e tij, në minutën e 64-të.

Kjo ishte fitorja e dytë e Evertonin nën drejtimin e Ançelotit. Kështu ekipi nga Liverpuli është ngjitur në vendin e 10-të me 25 pikë.

Ndërkaq Uatfordi ka mundur me rezultatin 3-0 Aston Vilën, ndërsa Sauthemptoni ka barazuar 1-1 në shtëpi me Kristal Palasin.

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Napoli parakalon Milanin, mposht Genoan falë blerjes rekord

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ CRYSTAL PALACE/ Salah përfundon nën akuzë, njëlloj si Neymar

Delo.autor

SUPERSFIDA/ TIRANA dorëzohet në fund, SKËNDERBEU kryeson i vetëm

Isa.Autor

Leave a Comment