Futboll Sport

FENERBAHÇE KËRKON NJË TJETËR KOSOVAR NË EKIP/ Drejt kampionatit turk në janar titullari i “Dardanëve”…

Fenerbahçe duket se ka hedhur sytë tek një tjetër futbollisti i përfaqësueses së Kosovës. Bëhet futbollistin Florent Hadërgjonaj.

hadergjonaj

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Hudersfildit dëshiron të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa aktivizohet në divizionin e dytë të futbollit anglez Championship.

Vlerat e 25-vjeçarit janë marrë në konsideratë nga verdhezinjtë dhe drejtuesit e klubit po vëzhgojnë nga pranë paraqitjet në fushë të Hadërgjonajt.

Florent_Hadergjonaj

Nëse lojtari i Kosovës vesh fanellën e Fenerbahçes, ai do të bashkohet me bashkëkombasin dhe shokun e skuadrës së Kosovës Vedat Muriqin, i cili po spikat këtë edicion me Fenerbahçen duke realizuar 7 gola në 11 ndeshje, ndërsa ka zëra se e ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit europian.

Hadërgjonaj është aktivizuar në 12 ndeshje kampionati me Hudersfildin dhe 6 takime eliminatore të EURO 2020 me Kosovën. ‘Dardanët’ mund t’ia dalin nëpërmjet Ligës së Kombeve të presin biletën për edicionin e 16-ë të kampionatit europian.

Related posts

Refuzon Liverpool, Suso premton besnikëri për Milan

Q.Autor

Rusia me “dorë të hekurt”/ Organizatorët e Botërorit paralajmërojnë huliganët për ndëshkime

Sadik.Autor

“E KEMI PROVUAR DHE ËSHTË NJË M*T”/ Legjenda Ferdinand: “VAR” duhet hedhur në koshin e plehrave…

Delo.autor

Leave a Comment