Futboll Sport

FITOI “TOPIN E ARTË” NË VITIN 2006/ Flet ikona e futbollit: Dua të kthehem në Europë…

Ikona e futbollit italian Fabio Kanavaro shpreh dëshirën për të debutuar në futbollin europian si trajner.

Cannavaro-Fabio-mic490epa_12_0_1
Ish-“Topi i Artë” për vitin 2006 drejton aktualisht skuadrën kineze Guangzhou Evegrande, me të cilët ka arritur të shpallet kampion në shtetin e njohur aziatik. 46-vjeçari shpalosi hapur dëshirën për të drejtuar një skuadër të futbollit europian. Ish-mbrojtësi legjendar italian bëri krahasimin mes futbollit europian dhe atij kinez.

“Synimi im është të kthehem pas në Europë për të matur veten me më të mirët. Por, për këtë gjë duhet të jem gati dhe të fitojë eksperiencë. Aktualisht po bëj detyrën time. Kam marrë liçencën  në B në Kinë dhe ndihmova ekipin të fitonte titullin.

colin-il-15

Kina është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Këtu futbolli është ndryshe, nuk ka të njëjtin intensitet dhe teknikë si në Europë”, deklaroi ish-lojtari i Napolit, Parmës, Interit, Juventusit dhe Real Madridit.

fabio

Kanavaro ka një eksperiencë si trajner në Azi. Ai konsiderohet njëri prej mbrojtësve më të mirë të futbollit botëror.

Related posts

Shkodran Mustafi shënon gol të bukur për Arsenalin

Q.Autor

FITORJA NDAJ VILLARREAL/ “Djajtë e Kuq” me rekorde, Ronaldo thyen Solskjaer dhe rindez duelin me Messin

Delo.autor

ANA TJETËR E MBROJTËSIT SHQIPTAR/ Kumbulla: Studioj për administrim dhe marketing, nuk jam i fiskuar pas…

Delo.autor

Leave a Comment